“Vetëvendosje”: Protestë në ditën e gjykimit të Albin Kurtit
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar organizimin e një proteste në ditën e gjykimit të liderit të saj, Albin Kurti.
Arrestimin e djeshëm të Kurtit dhe të disa aktivistëve të tjerë, kjo lëvizje e ka cilësuar si politik dhe ka ftuar 175 mijë nënshkruesit e peticionit për lirimin e Albin Kurtit nga procesi gjyqësor, që më 21 qershor, kur është paralajmëruar fillimi i gjykimit, të dalin dhe të protestojnë për të kërkuar ndërprerjen e procesit dhe lirimin e tij pa kushte.Duke iu referuar zhvillimeve të djeshme që pasuan arrestimin e Kurtit, njëri nga aktivistët e Vetëvendosjes, Liburn Aliu, tha gjatë një konference për media se pushteti aktual, përfshirë edhe praninë Me gjersisht…



















