• Kosovalbaner.Com

Shaqiri, lojtari më atraktiv te Zvicra

Artikull i kategoris [ Sport ]

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, pritet të jetë lojtari më atraktiv te Përfaqësuesja e Zvicrës në ndeshjen eliminatore kundër Anglisë, që zhvillohet të martën. Kështu ka vlerësuar gazeta angleze “Daily Telegraph” të dielën. Zvicra të martën e zhvillon ndeshjen e parë eliminatore për Evropianin 2012.

“Lojtari më atraktiv në skuadrën e Zvicrës që do të përballet me Anglinë do të jetë një kosovar, 18-vjeçari i Baselit, Xherdan Shaqiri”, shkruan gazeta angleze. Me gjersisht…

Birra e shtrenjtë te Rovena, dështon koncerti

Artikull i kategoris [ vip shqiptare ]

Fundjavën e kaluar, pikërisht më datën 29 gusht, këngëtarja shqiptare Rovena Stefa organizonte shown e fundit të saj të mbylljes së sezonit veror të këtij viti, për të përshëndetur kosovarët nga Peja, Gjakova, Prishtina, Prizreni…, duke kënduar vetë Rovena, në klubin e saj, për të gjithë ata që do të linin pushimet. Ta merrte mendja se për një këngëtare si Rovena klubi do të ishte mbushur plot me njerëz. Por, sa hyje te një portë e sajuar, ku të priste e motra e Rovenës, të shfaqej një vend gjigant, me posterë të Rovenës gjithandej, por që gjithë e gjithë brenda klubit, ishin vetëm nja 20 a 30 vetë. Epo ndoshta me kohën do të vinin, dhe ky ishte mendimi i parë që të vinte në mend. Rovena këndonte e Me gjersisht…

Pas tre vjet arratie, arrestohet Lirim Jakupi

Artikull i kategoris [ Kosova, Kronikë e zezë ]

Policia e Kosovës ka arrestuar Lirim Jakupin, i arratisur tre vjet më parë nga burgu i Dubravës. Arrestimi i tij është bërë jo larg qendrës së Prishtinës, në rrugën “Bajram Bahtiri”.

Në një komunikatë të policisë thuhet se aksioni është ndërmarrë nga departamenti kundër Krimit të Organizuar i PK-së, i përkrahur edhe nga Njësiti Special Intervenues.

“Gjatë kontrollit të realizuar, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar dy granata dore, një armë automatike AK-47, me katër karikatorë, si dhe dy revole të tipit TT.
Me gjersisht…

RTV 21 etj

Artikull i kategoris [ Lajmet ]

Watch live video from RTV 21 on Justin.tv

I dehuri sulmon policët

Artikull i kategoris [ Kosova, Kronikë e zezë ]

Sipas buletinit të Policisë së Kosovës, një tjetër sulm, por vetëm verbal ka ndodhur edhe në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në rrugën “Tirana” në Gjakovë, kur një mashkull i dehur ka sulmuar verbalist zyrtarët policorë.
 
I dyshuari, gjatë ngasjes së veturës kishte tejkaluar shpejtësinë lejuar, me ç’rast është ndalur nga njësiti patrullues, i cili i ka shqiptuar një tiketë gjobitjeje. Por, pas kësaj, i dyshuari ka filluar edhe sulmin verbal ndaj policëve. Gjatë arrestimit, i dyshuari ka sulmuar edhe fizikisht policët, kurse për mbajtjen e tij nën kontroll është përdorur forca e domosdoshme.
Me gjersisht…

Shtinë me armë dhe sulmojnë zyrtarin policor

Artikull i kategoris [ Kosova, Kronikë e zezë ]

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të cilët kanë shtënë me armë zjarri në një lokal. Pasi janë dërguar në stacion policor, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar edhe policinë.
Sipas komunikatës së PK-së, kjo ngarje ka ndodhur të dielën rreth orës 3 të mëngjesit, në një lokal në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Pasi dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër janë sjellë në stacion policor, mashkulli  ka tentuar të ikën dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Për ta vënë situatën nën kontroll, policët kanë përdorur forcën e arsyeshme dhe e kanë vënë situatën nën kontroll”, njofton policia në raportin e saj ditor.  
Me gjersisht…

Nora, s’ka ndërmend të martohet

Artikull i kategoris [ vip shqiptare ]

Nora Istrefi ka premtuar edhe një videoklip të ri muajin e ardhshëm, sapo të shijojë ca kohë pushim nga vera e ngjeshur. “Momentalisht jam duke pushuar, por besoj se pas një muaji do të lansoj edhe një video-klip të ri”, ka thënë Nora për media.

Këngëtarja kosovare, e cila javë më parë realizoi videoklipin në bashkëpunim me hip-hop grupin TDS, është shprehur se është shumë e kënaqur me suksesin e këngës.

“Bashkëpunimi me grupin ‘TDS’ ka rrjedhur shumë natyrshëm. Ndërsa sa i përket martesës, Nora ka thënë se njëherë përnjëherë nuk ka asnjë plan, por sigurisht se në të ardhmen e afërt ajo do ta kurorëzojë fejesën e saj me Robertin edhe me martesë.

Xhemi Shehu, mbrëmë dasma e “blinduar”

Artikull i kategoris [ vip shqiptare ]

Gjithçka e kishte porositur me kujdes, që të shfaqej ekzaktësisht si një princeshë e paprekshme, që hyn në një godinë të fortifikuar, në një natë shtatori të vitit 2010. Prezantuesja e njohur e “Top Channel”, Xhemi Shehu, është veshur mbrëmë me të bardha në ceremoninë e dasmës së saj, duke i dhënë kështu fund beqarisë në moshën 27-vjeçare. Një mbrëmje pa shumë zhurmë dhe shumë e izoluar për mediat, duke e bërë të pamundur fotografimin natën të së premtes në restorant “Xibraku” në Tiranë, ku Xhemi ka organizuar ceremoninë e saj të martesës, që filloi fiks në orën 20:00. Duket pak e tepërt kjo mani e personazheve të njohur të ekranit, që organizojnë ceremonitë e martesës në siguri të lartë, sikur të ishin yje të “Hollivood”-it, ndërkohë që të gjithë do të ishin kuriozë të shihnin detaje nga një dasmë VIP.
Me gjersisht…

Shqipëria e shpëtuar nga gratë

Artikull i kategoris [ Te ndryshme ]

Stela Pende
Koka e djaloshit Kevin tundet si ajo e nje kali prej druri qe lekundet. Eshte 12 vjec, por ngjason me nje djale te ardhur nga pertej. Ndoshta eshte i tille. Nuk thote asnje fjale, vec ka nje buzeqeshje te trishtuar dhe dy sy lutes plot jete. Babai i tij, Myrveti, 15 vjet me pare, ka vrare nje burre nga qyteti i Pukes ne malet e magjepsura te Shqiperise. Qe atehere, Kevini dhe familja e tij jane te burgosur ne shtepine e tyre. Nuk e ka pare kurre qiellin. Nuk ka vrapuar kurre ne fusha. Kurre s’ka shkuar ne shkolle. I quajne “femijet e zbehte”. Jane te pakten 800 femije te murosur te gjalle dhe te denuar per te paguar gabimet e baballareve te Me gjersisht…

Durrës: Arrestohen 5 kosovarë, tentuan ilegalisht drejt Italisë

Artikull i kategoris [ Kosova, Kronikë e zezë, SHQIPËRI ]

Pesë shtetas kosovarë janë vënë në prangat e policisë kufitare në Durrës, pasi tentuan të niseshin ilegalisht drejt Italisë.
Lajmi bëhet i ditur nga burime të policisë së qytetit bregdetar. Arrestimi i 5 shtetasve kosovarë është bërë nga oficerët e policisë kufitare.
Gjatë kontrollit që u është bërë në portin e Durrësit, oficerët e policisë kufitare kanë konstatuar se shtetasit kosovarë ishin të pajisur me leje qëndrimi zvicerane false.
Policia u ka vënë prangat kosovarëve, të cilët do të përballen me akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Kuizi i diturisë islame – në Oslo

Artikull i kategoris [ Norvegji ]

Me gjersisht…

  • Faqeja 4 nga 306
  • <
  • 1
  • ∙∙∙
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • ∙∙∙
  • 306
  • >
Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com