• Kosovalbaner.Com

Një i arrestuar për dyshim të përfshirjes së tij në marrëdhënje seksuale me persona të mitur

This item was filled under [ Kronikë e zezë ]

Një i dyshuar, 27 vjeçar, banor i Vushtrrisë, është arrestuar nga policia mbi bazë të dyshimit të përfshirjes së tij në marrëdhënie seksuale me persona nën moshë madhore.I dyshuari është arrestuar ditën e shtunë, 13 mars, rreth orës 14:00min, në Vushtrri, pas një informate të plasuar nga një qytetar i cili kishte njoftuar policinë për veprime të dyshimta seksuale të dyshuarit me një femër të moshës së mitur.Policia ka takuar të dyshuarin dhe viktimën e këtij rasti dhe që të dytë janë shoqëruar në stacionin policor për inicim të procedurës fillestare hetimore.Në bazë të hetimeve të para, besohet se i dyshuari ka vënë nën lajthitje viktimën e tij 13 vjeçare, duke e joshur me të mira materiale për ta detyruar në veprime të panatyrshme seksuale.I dyshuari është ndaluar në lokalet policore për mbajtje ndërsa policia ka zgjeruar hetimet kundër të dyshuarit për mundësinë e përfshirjes së viktimave të tjera në veprime të ngjashme.Një tjetër person, femër 14 vjeçare, është intervistuar nga policia gjithashtu si viktimë e mundshme e të dyshuarit të arrestuar.Njësitë përkatëse hetimore të policisë në bashkëveprim me prokurorinë përkatëse janë në proces të mbledhjes së provave dhe ekzaminimeve të nevojshme ligjore për të proceduar rastin në gjykatën kompetente për vepër penale kundër integritetit seksual të “dhunimit” të paraparë sipas Kodit Penal të Kosovës.Informatat lidhur me lokacionin, vendin e incidentit, identitetin e personave të përfshirë në rast nuk janë bërë të ditura për shkak të rruajtjes së identitetit të viktimave dhe vetë ndjeshmërisë së rastit,thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 feed. You can leave a response, or trackback from your own site.

Leave a Comment

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com