Incident i armatosur në Shkup, një i vdekur
Posted by admin on 15 Mars, 2010
No comments yet
This item was filled under [ Kronikë e zezë ]
Një i vdekur, një i lënduar dhe dy të arrestuar, është epilogu i incidenti që ndodhi në orën 16 e 30 minuta në afërsi të Sallës Universale në Shkup. Motivi i incidentit tani për tani mbetet i panjohur, megjithatë jo zyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për larje hesapesh në mes të dy të arrestuarve me personin që ndërroi jetë.Nga ministria e Brendshme thanë se po punohet në zbardhjen e rastit dhe se dy të arrestuarit po merren në pyetje.Si rezultat i incidentit Bulevardi “Aradhet Partizane”, për disa orë qëndroi i bllokuar. Njësite të policisë dhe kriminalistikës ishin në teren dhe zhvilluan hetimet dhe ekspertizën. /alsat-m/telegrafi/









