Holandë: 350 sinjalizime për abuzime seksuale në Kishën Katolike
Posted by admin on 10 Mars, 2010
No comments yet
This item was filled under [ Kronikë e zezë ]
Rreth 350 viktima të dyshuara të abuzimeve seksuale kanë njoftuar brenda pak ditësh në Kishën Katolike në Holandë raste abuzimi nga klerikë. Akuzat u referohen ngjarjeve që kanë ndodhur edhe rreth 60 vjet më parë, nga vitet ’50 deri ’70, tha ipeshkvi përgjegjës Gerard de Korte nga Leuuwarden-Groningen, si përfaqësues i konferencës së ipeshkëve. Sipas të dhënave të organizatës “Ndihmë dhe drejtësi” e cila u vjen në ndihmë viktimave të abuzimeve, të prekura janë në radhë të parë konvikte në të gjithë vendin. Ipeshkvët katolikë njoftuan të martën rishqyrtimin e plotë të rasteve të abuzimeve seksuale në strukturat e tyre./dw/









