Isha i dehur kur u lidha me time shoqe
Ajo ia mësonte notat e pianos, ndërsa ai ia kthente me batuta. Në këtë mënyrë lindi një miqësi e fortë mes tyre, e cila më vonë do të shndërrohej në dashuri. Bëhet fjalë për aktorin e mirënjohur Enver Petrovci dhe gruan tij Valbonën. Gjatë një rrëfimi të gjatë për media, aktori i famshëm ka treguar për njohjen me Valbonën dhe për jetën e tyre të përbashkët. “Shoqja ime, Valbona, ende pa u prezantuar me mua kishte krijuar emër si pianiste. E kisha hasur nëpër gazeta, por personalisht nuk kishim asnjë kontakt. Ndërkohë, po përgatitesha për një shfaqje në Beograd, në të cilën kisha rolin e kompozitorit. Më duhej të luaja në piano dhe njëkohësisht të këndoja… U prezantova si aktor, ajo m’u përgjigj se e dinte kush isha dhe më ftoi në Akademi”, kështu ka rrëfyer Petrovci njohjen me gruan e tij të ardhshme, të cilën fillimisht ishte përpjekur ta “rehatonte” për një shokun e tij në Amerikë.
Tolerant karshi bashkëshortes, ky është sekreti i një martese të shëndetshme
“Për çudinë e të gjithëve, kur mësoja notat, nuk ndodhi asgjë. Për një kohë të gjatë ne kemi qenë shokë të mirë. Sa herë vija në Prishtinë, të shihja prindërit, takoheshim me Valbonën për të pirë kafe, por as gjatë kësaj kohe nuk patëm ndonjë ndjenjë kundrejt njëri-tjetrit. Madje, në një nga vizitat e mia përpiqesha t’i mbushja mendjen të martohej me një shokun tim, i cili jetonte në ShBA dhe ishte kthyer për të gjetur nuse. Shkoja edhe më tej, duke i thënë se fat më të mirë nuk kishte ku të gjente. Reagimi i saj qe i menjëhershëm. Nuk u mendua qoftë edhe disa çaste për të më kthyer përgjigje. Prerazi më tha se nuk kishte për të shkuar në Amerikë”, ka treguar aktori, duke shtuar se, si shokë të mirë që ishin, kishin folur për çdo problem me njëri-tjetrin, derisa nuk kishte ardhur momenti që ndryshoi gjithçka. “U dehëm dhe kështu ndodhi “gjëma”. U prish marrëdhënia. Ishim në një mbrëmje pimë aq shumë sa as më kujtohet qartazi si erdhi puthja e parë dhe të tjerat më pas…”. Petrovci e pranon se nga ai moment ndryshoi çdo gjë, por e vërteta është se ata vazhdojnë të jenë shokë edhe më të mirë: “nuk druhemi në disa tema, që shokët nuk do të mund t’i flisnin e kështu me radhë. E rëndësishme është të mbesësh shokë dhe ndryshimi i statusit nuk e rrezikon një gjë të tillë. Por ndryshimi qëndron te vendimet që merren në çdo familje. Rrjedhimisht nuk të lejohen më teka si dua unë, apo si do shoqja ime, por si është më e mira për familjen tonë. Me kalimin e viteve duhet dhënë nga vetja për t’u përshtatur me partnerin që ke përkrah. I jep të drejtë vetes të pyesësh dhe të kërkosh prej saj, ku dhe me kë shkon të pijë kafenë, apo kur nuk të pëlqen dikush nga shoqëria e saj, pra të luash rolin e bashkëshortit. Përvetëson disa të drejta që sa ishim shokë nuk na duhej t’i përdornim”. Por kjo sjellje, sipas aktorit, nuk e futë atë në kategorinë e burrave që kërkojnë llogari për çdo veprim të grave. “Jo, përkundrazi. Nuk kam ndjekur për asnjë moment modelin e burrave shqiptarë, që iu pëlqen të komandojnë jetën e pjesëtarëve të familjes. Unë jam “komandant” në ato fusha ku kam dije, informacione apo eksperienca më të mëdha, ndërsa shoqja ime është “komandante” në disa fusha ku ndihet superiore karshi meje. E tillë është jeta, të imponon role të ndara. Disa herë drejtoj unë, në raste të tjera shoqja ime. Jam i prirë ta respektoj deri në fund, i pakushtëzuar nga tradita apo modele të burrave autoritarë. Të qenit tolerant karshi bashkëshortes është edhe sekreti i një martese të shëndetshme”, vlerëson Petrovci. Aktori është baba i tre fëmijëve, Hanës, Astritit dhe Vanesës.










One Comment on “Isha i dehur kur u lidha me time shoqe”
te lumte Enver Petrovci,se ashtu duhet me qene martesa e shendosh,shqiptari shqiptaren nuk e respekton pastaj thone jan cmend grat tona ,jo jo,shqiptari respekton te huajen,qofte edh enej rugaqe,edhe ne Kosove kur e qojne edhe familja kan respekt,keta e bejn njerzit e thjeshte.More kurgja sjan ka bajn shqiptaret qka duhet me ba se boll te ngratat kan hjek,kshyre burrin vjehrrin kunet etj etj ajo u martua per krejt shpin dhe as nje liri ska pas,qka kan te huajat me shume se shqiptaret asgje,ska me femrat tona por sja din vleren,gjithmone te vetes nuk ja kan dit vleren kurr