• Kosovalbaner.Com

Edhe në Republikën e Kosovës kërkohet “azil” nga të huajt

This item was filled under [ Kosova ]
Shkruan Mr.sc. Refki Morina
E drejta e migracionit në Kosovë (1)

Migrimi si problem është pak i studiuar, jo vetëm në Kosovë por edhe në shumicën e vendeve në rajon. Andaj rreth çështjes së migrimit është vështirë të gjendet ndonjë botim i veçantë, i specializuar që do të merrej me trajtimin, analizën e formave të migrimit, shkaqet dhe parandalimin e abuzimeve me migrantë. Format e migrimit ilegal, sanksionet ligjore në Kosovë dhe vendet e rajonit për kontrabandistët dhe përgjegjësitë e migrantëve, lëvizjet e migrantëve, refugjatëve, azil kërkuesve në Kosovë duke përfshirë regjistrimet e tyre, lëshuarjen e lejeve të qëndrimit, obligimet ligjore të tyre, kundërvajtjet, dëbimet, pikëpamjet teorike dhe trajtimi juridiko – kushtetues i të drejtës për migracion , janë edhe probleme të vendeve evropiane që në vitin 1951 ratifikuan Konventën e Gjenevës dhe filluan të zhvillojnë sistemet e tyre kombëtare për të mbrojtur refugjatët. Por më shumë ishin të fokusuar në aspektin ligjor të regjimit të mbrojtjes ndërkombëtare ndërsa nënvlerësohej rëndësia e aspekteve të tjera të mbrojtjes duke përfshirë fushën e mbështetjes sociale.

Edhe ne trokasim në dyert e Evropës

Ndërkohë edhe ne kosovarët trokitëm në dyer të Evropës. Çdo e dyta familje e Kosovës ka përjetuar ndjenjën e brengës për të afërmit të cilët janë detyruar të migrojnë në vende të ndryshme të botës duke lënë fatin e tyre në duar të kontrabandistëve gjatë udhëtimit.

Shkaqet ishin nga më të ndryshmet: Gjendja e rëndë ekonomike, persekutimi nga ish pushteti serb dhe pastaj destabilizimi i gjendjes politike,sollën fluksin e madh të emigrantëve kosovarë , kryesisht në vendet evropiane. Sidomos në vitet e 90-ta pas futjes së masave të dhunshme serbe në institucionet kosovare. Studimi dhe hulumtimi i migracionit ka një rëndësi të veçantë për faktin se numri i migrantëve në Kosovë jo vetëm që është evident por dita më ditë po rritet..Kufijtë e Kosovës ende në masë të konsiderueshme janë porozë. Kontrabandistë të ndryshëm me migrantë në të shumtën e rasteve territorin e Kosovës e shfrytëzojnë si transit në rrugën drejt vendeve perëndimore.

Megjithatë në kohë të fundit edhe vet Kosova është bërë strehë e shumë migruesve nga shtetas të ndryshëm. Numri shtetasve të huaj që kërkojnë strehim është në rritje përkundër rrethanave ekonomike të Kosovës. Një numër sosh arrijnë të gjejnë punë dhe kanë hapur biznese të ndryshme, kryesisht në tregti por disa edhe si ekspertë të ndonjë zejeje të vogël në Kosovë. Duke u frikësuar nga migrimi i pakontrolluar dhe i çrregullt shtetet e industrializuara kanë imponuar masa të gjëra për të kufizuar hyrjen në territorin e tyre. Tanimë janë vendosur presione të mëdha në sistemin e azilit sa i përket cilësisë dhe integritetit të tyre. Në këtë drejtim nuk përjashtohen as shtetet relativisht të reja të Evropës Qendrore dhe ato Baltike të cilat janë duke iu bashkuar Bashkimit Eyropian.

Në bazë të Konventave Ndërkombëtare dhe të Rregullores, 2005/16, Urdhëresës Administrative të UNMIK-ut 2005/8, por edhe të Ligjit për të Huaj i cili është aprovuart nga Kuvendi i Kosovës si dhe Ligjit mbi Azilin të Drejtat Themelore për Mbrojtjen e Azil-Kërkuesve janë: e drejta për jetë, liri dhe siguri personale, e drejta për të kërkuar dhe fituar nga azili, liri nga tortura, apo trajtimet dhe ndëshkimet çnjerëzore dhe degraduese, liria nga skllavëria dhe detyrimi për të kryer shërbime, njohja si person para gjyqësisë/ligjit, liri të mendimit dhe përkatësisë fetare, liri nga arrestimet dhe burgosjet arbitrare, liri nga ndërhyrja arbitrare në jetën private, shtëpi dhe familje, liri të shprehjes së opinionit, e drejta për arsimim dhe e drejta për pjesëmarrje në jetën kulturore.

Trafikimi, si një proces i cili fillon nga regrutimi pastaj transporti dhe shfrytëzimi detyrues, mund të ngërthejë në vete një numër të madh të kundërvajtjeve kriminale, .

mashtrimi në regrutim, kalimi ilegal i kufirit, kufizimi në lirinë e lëvizjes, dhunë dhe shfrytëzime seksuale apo shfrytëzime të tjera si dhe punësimi i viktimave në punë shfrytëzuese dhe me kushte të rrezikshme, të cilat kushte mund të shfaqen në kombinime të ndryshme.

Konsensus ndërkombëtar për parandalimin e kontrabandës së trafikimit me persona

Duke marr parasysh natyrën transnacionale të krimit të organizuar në lidhje me migracionin dhe administrimin e drejtë të kufijve, bashkëpunimi ndërkufitar dhe koordinimi ndërmjet shteteve fqinjë dhe shteteve në një regjion është esenciale për tu siguruar se çfarëdo lloj aksioni do të jetë efikas. Krahas besimit të ndërsjellë dhe vullnetit për bashkëpunim praktikat kompatibile dhe integruese të zbatimit të ligjit si dhe masat teknike interoperabile siç janë databazat dhe sistemet e komunikimit janë esenciale në mënyrë që administrimi i kufijve të jetë efektiv dhe rrjetet kriminale të sillen para ligjit.

Konsensusi ndërkombëtar mbi definimin e kontrabandës së migruesve dhe trafikimit më persona është i një rëndësie të veçantë: meqë me futjen e një mirëkuptimi të përbashkët të këtyre koncepteve në ligjet e tyre nacionale, shtetet mund të bëhen të afta të bashkëpunojnë më efektivishtë në lidhje me mbledhjen e të dhënave dhe analizave.

Unioni Europian ka shpalosur një koncept që i kombinon qasjet dhe masat e ndryshme të suksesshme të zhvilluara me kohë në vende dhe rajone të ndryshme sa i përket ndalimit të trafikimit me njerëz.

Kjo është një qasje e shumë agjencive që përfshin forcat policore, rojet kufitare, shërbimet e imigrimit, shërbimet doganore, rojet bregdetare, dhe inspektorët shëndetësorë. Udhëzimet për Administrimin e Integruar të Kufijve në Ballkanin Perëndimor, Qendror mundësojnë bashkëpunimin dhe koordinimin adekuat. Ky bashkëpunim duhet të çoj në kontakte operative të përditshme dhe në shqyrtimin optimal të çështjeve praktike, si dhe rregullimi i politikave dhe praktikave, zhvillimin e infrastrukturave të reja, mundësin e ndarjes së premisave dhe strukturave të teknologjisë informative, zhvillimin e trajnimeve. Në shumë shtete në tranzicion, as ekonomia as sistemi politik nuk janë ndryshuar ashtu siç pritej pas rënies së komunizmit. Tek disa shtete ka disa histori suksesesh në procesin e demokratizimit dhe rritjes ekonomike, pushteti në shumë shtete ka ngelur i dobët, autoritar dhe i korruptuar. Shumë reforma ekonomike kanë çuar vetëm në rritje parciale të ekonomisë, e cila është reflektuar në përqindje të madhe të papunësisë – veçanërisht në mesin e grave-duke ju hequr iluzionet qytetarëve. Viktima të trafikantëve janë bërë shumë emigrantë të pafat.

Vijon/ botasot/kosovalbaner.com/

P.S. Autori është drejtor i Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës

You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 feed. You can leave a response, or trackback from your own site.

Leave a Comment

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com