• Kosovalbaner.Com

Aksident komunikacioni me fatalitet

This item was filled under [ Kronikë e zezë ]

Rreth orës 17:55,Policia është informuar se në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj,ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime të rënda (në mes një veture dhe një këmbësori).Njësiti i Trafikut Rajonal të Ferizajt ka dal në vendngjarje, deri te aksidenti ka ardhur ku ngasësi (M/SH/K S.S 24 vjeçar) i veturës Mercedes me targa KS,ka qenë duke lëvizur në rrugën “Rexhep Bislimi” të Ferizajt,i cili duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lëvizjes me të arritur përball servisit automekanik “Auto Kom” godet këmbësorin (M/SH/K M.D 63 vjeçar) i cili ishte duke trupuar rrugën.Viktima pas marrjes së ndihmës së par në Emergjencën e Ferizajt menjëherë dërgohet në QKUK-Prishtinë,nga mjeku kujdestar jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokurorisë së Qarkut –Prishtinë ,me urdhrin e tij i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa rasti dërgohet në procedurë të rregullt në Gjykatë.

You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 feed. You can leave a response, or trackback from your own site.

Leave a Comment

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com