Home » Lajme »

VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, bisedime në Mavrovë!

 

foto (6)Në një tryezë ishin ulur Radmilla Shekerinska, Hari Lokvenec , Ilija Dimovski, Nikolla Todorov, Spiro Ristovski, Abdilaqim Ademi dhe Luan Tresi, transmeton TetovaSot.

Zyrtarisht, mësohet se po diskutojnë për zhvillimin e arsimit në Maqedoni deri në vitin 2035. Nuk ka informata nëse kanë diskutuar në lidhje me protestat studentore, për provimin shtetëror për studentët ose për të dalë nga kriza parlamentare, sepse javën e ardhshme duhet të konstatohet për dorëheqjet e deputetëve të LSDM.

Ambasada Britanike ka qenë ajo që ka organizuar takimin dyditorë në hotelin Radika në Leunovë. Nga Ambasada Britanike kanë konfirmuar se temë e këtij takimi është arsimi në vend në 20 vitet e ardhshme. Thuhet se ishin të ftuar 40 përfaqësues të partive relevante politike dhe ekspertët kombëtarë.

Këto takime vijnë në një kohë kur palët kanë pikëpamje krejtësisht të kundërta në të gjitha fushat.

 

 
 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com