Home » Lajme » Kosova »

Gjykimi i Ramadan Mujës drejt përfundimit

 

f1_10muja1392023943Në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë sot gjykimi ndaj kryetarit të kësaj komune, Ramadan Muja, dhe zyrtarëve e ish-zyrtarëve komunalë. Kështu, procesi po shkon drejt fundit dhe shpejt pritet vendimi për këtë rast, raporton KTV. Në këtë seancë do të vazhdojë fjalën përfundimtare Prokuroria, të nisur në seancën e 27 janarit, ku kishte kërkuar dënim prej 1 deri në 8 vjet burgim për kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, dhe pesë drejtorët e tij.

Prokurorja Natasha Vikeri, në fjalën e fundit të saj, ka akuzuar Mujën dhe të tjerët për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ajo, gjatë seancës së sotme, do të bëjë leximin e pikave 3 dhe katër. Kryetari i Prizrenit akuzohet nga EULEX-i për shpërdorim të detyrës zyrtare.

 

 
 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com