Publikohet lista e plotë e ish të burgosurve të “Goli Otok-ut”

 

r4Në arkivin shtetëror të Kroacisë gjendet lista me emrat e të gjithë të burgosurve të internuar sipas linjës së byrosë informative, të cilën e ka bërë “UDB-ja” federale. Në atë listë gjenden emrat e 16.101 të burgosurve dhe të paraburgosurve.

Sipas listës, në të gjitha kampet e “Informbyro-së”, totali i njerëzve të vdekur në mënyra të ndryshme (vrasje, vetëvrasje, vdekjes natyrale ), është 413 njerëz. Numrat e rreth 16 mijë njerëzve të botuar në literaturën shkencore në lidhje me këtë temë, janë përmendur shumë kohë më parë, e cila konsiderohet fushata brutale e regjimit komunist kundër anëtarëve të arrestuar të opozitës pro-sovjetike.

Përplasje e Byrosë Informative Komuniste dhe Partisë Komuniste të Jugosllavisë, respektivisht konfliktit të Bashkimit Sovjetik dhe RSFJ-së, e cila filloi në vitin 1948, ishte ngjarja, e cila më vonë doli vendimtare për shtetin dhe shoqërinë jugosllave.

Ai konflikt, përveç luftës së dytë botërore dhe shpërbërjes së Jugosllavisë, është kapitulli më dramatik në historinë e ish- bashkësive të kombeve jugosllave.

Për ata që e përkrahën idenë e Stalinit, periudha në vazhdim ishte shënuar me tragjedi dhe vuajtje personale, për të tjerët, rezoluta lindi një perspektivë më të mirë të jetës, për shkak se ajo ka mundësuar ndarjen e Jugosllavisë nga blloku sovjetik, e cila çoi në liberalizimin e jetës në vend dhe në mënyrë të pakthyeshme hapi derën për kulturën perëndimore.

Edhe pse autoriteteve jugosllave nuk mundej t’i mohohej e drejta në momentin kur vendi kërcënohet nga jashtë, të mbrohej nga “kolona e pestë” reale apo imagjinare, kampi në Goli Otok dhe trajtimi i të burgosurve në kamp, kanë mbetur njollë e zezë e shoqërisë jugosllave.

“Goli Otok është fenomeni më i errët dhe më i turpshëm në komunizmin jugosllav. Goli Otok-u është diçka më shumë se, diçka më e keqe dhe më e tmerrshme”, sipas Milovan Gjilas-it.
Në këtë burg kanë vuajtur dënimin kryesisht ish të burgosurit për vepra kriminale, por nuk janë kursyer as ata për çështje politike.

Madje, Adem Demaçi dhe Teki Dervishi kanë kaluar një pjesë të vuajtjes edhe në Goli Otok, ndërsa edhe ish të burgosurit tjerë politikë nga Kroacia, Bosnja, Maqedonia kanë qëndruar në atë që quhej ‘ishulli famëkeq’ i ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Listën e plotë të këtyre ish të burgosurve mund ta gjeni në këtë link:Kliko

 

 
 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com