Home » Lajme » Kosova »

PDK-ja e Prizrenit “rroket” për poste

 

prizreniZyrtarët e PDK-së në Prizren janë përplasur rreth përcaktimit të emrave të drejtorëve, që do të jenë pesë e “Qeverisë Muja III”. Pakënaqësia mes tyre ka lindur, për shkak se disa nga ish-drejtorët të Ekzekutivit, nuk janë paraparë që të jenë pjesë e Qeverisë së re të Mujës.

Burimet e prizrenpress-it brenda PDK-së në Prizren, bëjnë të ditur se kryetari i Komunës, Ramadan Muja nuk dëshiron që pjesë të Ekzekutivit të ri t’i ketë disa nga drejtorët që kanë qenë në dy mandatet e qeverisjes së tij.

”Edhe disponimi i shumicëve në parti është që disa drejtorë aktual të mos jenë pjesë e Ekzekutivit, për shkak menaxhimit të dobët që kanë treguar në mandatet e kaluar”, tha një burim brenda PDK-së.

Sipas të njëjtit burim, kryetari Ramadan Muja me disa nga drejtorët nuk ka qenë i kënaqur në mandatin e dytë të tij, mirëpo përkundër disa përpjekjeve nuk ka mundur t’i shkarkojë ”Muja ka dashur t’i shkarkojë para dy-tre vitesh, mirëpo nuk ka mundër”.

Kryetari Ramadan Muja është takuar dje me ish-drejtorët e Ekzekutivit. Ai i ka falënderuar ata për punën dhe angazhimin që e kanë treguar.

Sekretari i PDK-së, Nijazi Kryeziu, ndërkaq tha se ende nuk janë diskutuar emrat e drejtorëve të rinjë. “Ende nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Kur t’i diskutojmë do t’i bëjmë edhe publike të gjitha vendimet.Ne jemi transparent në këtë drejtim”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”.

 

 
 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com