Home » Lajme » Kosova »

Vritet në Skënderaj Bekim Birinxhiku!(video)

 

ZZ

Komunikata e policisë

Sot me 2 nëntor 2013 rreth orës 16:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion së në qytetin e Skenderajt, në vendin te xhamia ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri dhe si pasjoj e këtij incidenit një person ka mbetur i plagosur.

Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i dyshuar V. G. pjestar i Policisë së Kosovës jashtë detyrës zyrtare, pas një mosmarrëveshje ka shti me armë nzjarri në drejtim të viktimës B. B, i cili nga plaga e marrë rreth orës 16:30 ka ndrruar jetë në emergjencen e Spitalit të Skenderajt.

Dyshohet se deri te ky incident tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje që ka ndodhur në mes të dy personave, ku si pasojë e saj ka ardhë edhe deri te vrasja me arme zjarri.

Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetime intensive lidhur me rastin, ndërsa personi i dyshuar është vetëdorzuar në polici, ku policia të njëjtit i ka konfiskuar armën dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe administrative për suspendimin e tij.

Ky rastë është një rast kriminale dhe i izoluar dhe nga informacionet e deritanishme në asnjë rrethanë nuk nderlidhet me procesin zgjedhor që mbahet me 3 nëntor 2013.

Lidhur me këtë rast janë inkuadruar të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës për të zhvilluar hetimet e mëtutjeshme.

 

*********************

Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, dyshohet se viktima është vrarë për 300 euro të cilat në fakt ia kishin borxh atij.

Dyshohet se miqtë (vëllezërit e gruas) të policit V.G. i kishin borxh viktimës, Bekim Birinxhiku, 300 euro.

Ata kanë filluar të bisedojnë dhe situata pas pak ka eskaluar në dhunë. Si rezultat i përleshjes dyshohet se polici, V.G. ka vendosur që tu dalë në mbrojtje miqve të tij me ç’rast ka ardhur edhe deri te përdorja e revoles zyrtare.

 

****************

Polici me inicialet, V.G. që dyshohet se është autor i vrasjes së Bekim Birinxhikut, kandidat i AAk-së për Asamblenë Komunale të Skenderajt është dorëzuar në polici.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Brahim Sadriu, polici “është dorëzuar dhe pasi i është konfiskuar arma, ai është arrestuar”.

 

Policia e Kosovës ende nuk di sakt se cila është arësyeja e vrasjës së Birinxhikut, porse shumë shpejtë dë dalin me komunikatë.

************************

Zëdhënësi për informim i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu e ka konfirmuar faktin se, kandidati i AAK-së, Bekim Birinxhiku është vrarë nga një pjesëtarë i policisë së Kosovës.

“Po është e vërtet që viktima është vrarë nga një pjesëtarë i Policisë së Kosovës mirëpo i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe nuk ka të bëjë asgjë lidhur me ndonjë konflikt pune. Për tash kjo është e tëra që mund të them”, ka thënë Sadriu.

Ndërkohë policia e Kosovës do të dalë shumë shpejtë me një raport të detajuar rreth kësaj ngjarje.

Ngushëllime familjes, Birinxhiku i kanë shprehur zyrtarët e AAK-së, në krye me kryetarin Ramush Haradinaj. Ndërkohë zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, ka thënë se ende nuk janë në dijeni nëse kjo ngjarje mund të ketë prapavijë politike.

“Ne porsa morëm lajmin e dhimbshëm për vrasjen e kandidatit tonë, Bekim Birinxhiku i cili ka qenë edhe ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është një ngjarje e rëndë e cila na ka prekur të gjithëve”, ka thënë Luma.

“Megjithatë ne ende nuk dimë asgjë më shumë rreth asaj se kush dhe përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë. Asnjëherë nuk mund të përjashtohet asgjë, mirëpo është ende herët për të paragjykuar nëse kjo ngjarje ka prapavijë politike ose”, ka përfunduar Luma.

Shumë spekulime kush e vrau kandidatin e AAK-së

Sipas informacioneve që po vijnë në redaksinë e “Zërit”, janë disa persona që po përmenden si autor të vrasjes së kandidatit të AAk-së për Asamblenë Komunale të Skenderajt, Bekim Birinxhiku.

Informacionet e para thonin që autori dyshohet të jetë një person nga fshati i Vitakut, më pas kjo është hedhur poshtë duke thënë se autori dyshohet se është nga Klina e Mesme, ndërsa informacionet e fundit thonë se autori mund të jetë një polic.

Sidoqoftë, të gjithë bëjnë thirrje për qetësi pasi asgjë nuk dihet sakt ende.

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Vritet në Skënderaj kandidati i AAK-së, Bekim Birinxhiku!

Person, apo persona të panjohur kanë vrarë Bekim Birinxhikun, 38-vjeç, nga Qubreli i Skënderajt, ish-luftëar, invalidë i luftës së UÇK-së dhe kandidat i AAK-së për këshilltar komunal, të shtunën rreth orës 16:15 minuta.

Dëshmitarët kanë thënë, se Birinxhiku ishte duke folur me telefon, kur në të ishte shtënë nga një veturë në lëvizje.

Gjithnjë sipas dëshmitarëve, ai ishte ftuar me telefon nga persona të panjohur që të takohëshin me ta në parkingun e xhamisë dhe pa mbërritur në vend ishte shtënë në të. Bekim Birinxhiku, është dërguar me të shpejt në QKMF-në e Skënderajt, por mjekët vetëm sa e kanë konstatuar vdekjen e tij.

Në Stacionin e Policisë në Skënderaj nuk ka dhënë asnjë hollësi, përveç që e kanë konfirmuar rastin. Për motivin që ka çuar deri te kjo ngjarje tragjike, tani për tani nuk dihet. Bekim Birinxhiku ishte një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së, ndërsa ishte i sistemuar në rajonin e Zonës Operative të Dukagjinit.

Gjatë luftës, ai ishte plagosur dy herë, ndërsa pas lufte, ai bashkë me familjarët e tij kishte zhvilluar një biznes, në të cilin ishte treguar i suksesshëm. Në zgjedhjet e 3 nëntorit, AAK-ja dega në Skënderaj e pati kandiduar Birnxhikun për këshilltar komunal të Skënderajt. Ai është vrarë vetëm disa orë para se të fillonte procesi i zgjedhjeve.Kajtaz Gecaj/ZERI/TR

 

 
 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com