Home » Lajme » Kosova »

Drejtorët e rinj në Policinë e Shtetit

 

654Është ndryshuar e gjithë kupola e Policisë së Shtetit, ku të gjithë drejtorët nëpër qarqe kanë dhënë dorëheqjen. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka dhënë vendim për të ndryshuar drejtorët e policive në të 12 qarqet e vendit si dhe zëvendësdrejtorët e përgjithshëm.
I pari ka qenë Hysni Burgaj, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe ka marrë detyrën e drejtorit të Shkollës së Policisë. Mësohet se vendin e Burgaj do ta zërë Artan Didi. Pritet që me firmë të kryeministrit Edi Rama, ish-kreu i forcave speciale, RENEA, Artan Didi të emërohet në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Burime nga Policia e Shtetit kanë bërë të ditur se, Sokol Bizhga është emëruar zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit, në vendin e lënë bosh nga Agron Kuliçaj.

Altin Qato është emëruar në detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ardian Çipa është emëruar në krye të Policisë së Tiranës duke zëvendësuar në këtë post Bernard Çaushajn.

1. Muhamet Rrumbullaku, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor, 2. Altin Qato, emërohet në detyrën zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Departamentin për Sigurinë Publike, 3. Tonin Vocaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP, 4. Nikolin Bala, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP, 5. Mërgim Hoxha, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP, 6. Gjergj Jorgo, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP, 7. Pellumb Seferi, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP, 8. Arjan Bozhaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP, 9. Artan Cuku, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP, 10. Ardian Çipa, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë, 11. Ervin Hodaj, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Fier, 12. Kastriot Skenderaj, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Vlorë, 13. Haki Çako, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër, 14. Lorenc Panganika, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Berat, 15. Bernard Çaushaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP, 16. Halit Murataj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.

17. Emri Vata, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor, 18. Arben Hajdarmataj, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor, 19. Aleks Hajdari, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme, në DPP, 20. Muharrem Furriku, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor, 21.

Izet Hysa, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues në Qendrën e Formimit Policor, 22. Saimir Muça, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues në Qendrën e Formimit Policor, 23. Shkelzen Aliaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP, 24. Astrit Halilaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP, 25. Jashar Vrekaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor. /Telegrafi/

 

 
 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com