Pas “VIP Shpija”, Zhaku shan në këngë
Artistja e njohur për ekspresivitetin e saj , Inida Gjata – Zhaku, është larguar në fillim të shfaqjes televizive “Vip Shpija”.
Personazhi më i përfolur në ditët e para të edicionit të tretë të këtuj reality show , është larguar para kohe pas dehjes së saj të tepruar në njërën prej mbrëmjeve, ku ajo ka fyer rëndë Dr. Florin dhe disa anëtarë tjerë të shtëpisë që janë personazhe të njohura televizive.
Duket se ky vendim nuk është pritur mirë nga këngëtarja, e cila prej disa ditësh ka publikuar këngën “Çensura”. Teksti i kësaj kënge përmban shumë sharje, të pacenzuruara.
Zhaku e ka shoqëruar këngën me statuse të rënda, në rrjetet sociale. Një prej tyre thotë:
“Dëgjojeni dhe shpërndajeni këtë plumb ballit të gjithë atyre që përpiqen t’ju nënshtrojnë dhe t’ju marrin për budallenjë dhe dele.” /
