Zbulohet busti i Ahmet Delisë në Skenderaj
Skënderaj, 8 qershor – Në pesë vjetorin e fillimit të punës se shkollës së dytë në qytetin e Skenderajt, dhe 100 vjetorit të rënies se heroit, emrin e të cilit me krenari e mban kjo shkollë, është zbuluar busti i Ahmet Delisë, heroit të parë të Prekazit i cili ra me pushkë në dorë në kundërshtim të okupimit të Kosovës nga ana e Serbisë.
Me këtë rast në oborrin e shkollës, para mbi 1 mijë nxënësve, sa ka shkolla dhe shumë prindërve të tyre, mbi 40 mësimdhënësve dhe mysafirëve të shumtë, është mbajt një ceremoni e rastit. Drejtoresha e shkollës, Resmie Koci, ka thënë se përkundër faktit së shkolla është e re, janë arritur rezultate të lakmueshme, kurse, Rifat Jashari, ka spikatur se meritat për të gjitha sukseset e arritura i kanë ata të cilët u flijuan me gjithë familje, siç është edhe rasti i Ahmet Delisë, për çlirimin e trojeve shqiptare.
Ka folur edhe kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, kurse në emër të Familjës Ahmeti ka falënderuar njëri prej pasardhësve të heroit të kthyer në bronz, Nasuf Ahmeti.
Bustin e Ahmet Delisë e zbuluan Rifat Jashari, Adem Ahmeti (nipi i Ahmet Delisë), kryetari i Komunës Sami Lushtaku, dhe drejtoresha e shkollës, Resmie Koci./koha/
